Denoncimi i Berishës: Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg kokainës kolumbiane

Ish-Kryeministri Berisha në një status në Facebook shkruan se në majë të kupolës së trafikut të kokainës qëndron Edi Rama bashkë me të vëllanë, Olsin. Berisha i referohet një lajmi në radio franceze, e cila citon se për 613 kg kokainën kolumbiane të dekuestruar në Durrës dyshohet se bashkepunimi shkon deri ne majat e kupoles shteterore.
“Akuza nderkombetare direkte per Edi dhe Olsi Ramen si klani politik i ngarkes se 613 kg kokaine!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Te dashur miq, radio me e madhe franceze duke folur për trafikun e 613 kg kokaine në portin e Durresit lëshon dyshime të forta direkte për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkepunimi shkon deri ne majat e kupoles shteterore”.
Në një artikull të Radios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio Francë Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës. Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore.

olsi rama 563x400 1Deri në atë pikë sa që Shqipëria quhet Kolumbia e Europës. Në shkurt 2018 është kapur një sasi prej 631 kilogram kokainë me një vlerë 180 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e drogës në historinë e Shqipërisë”, shkruan Berisha.

kokaina 5

Artikulli paraprakJa zonat ku do të ndërhyjë Bashkia për ndërtimin e kanalizimeve të ujerave të ndotura Kamëz dhe Paskuqan
Artikulli tjetërTension tek Kryeministria/ Minatorët tentojnë të futen në zyrën e Ramës, ndërhyn me dhunë policia