“Dënim me vdekje për kriminelin”! Autori i masakrës së Selenicës pritet me protesta në Gjykatë

Autori i masakrës së Selenicës, 24 vjeçari Ritvan Zykaj është pritur me protesta në ambientet e Gjykatës së Vlorës. ‘Dënim me vdekje për kriminelin’, ka qenë pankarta që protestuesit mbanin në duar.
Zykaj ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Vlorës. Ai aty do të njihet me masën e sigurisë që do të japë gjykata, pasi akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Zykaj, kushërinj të tij.
Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Pasditen e 10 gushtit Zykaj ka shkuar me automatik në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij dhe aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç.
Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit).
Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.
Pasi kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Dinamika e krimit
Pasditen e 10 gushtit 2018 Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij.
Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.
Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.
Filmoi viktimat
Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij qyteti. Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.

vrasesi

Artikulli paraprakBanka Botërore: 40% e fuqisë punëtore në Shqipëri ka ikur jashtë
Artikulli tjetërVrasja mafioze në Shkodër, Policia në pikën zero!