Dembele përshpejton riaftësimin

Ousmane Dembele mbetet në rrugën e të bërit të rikthimit të tij me Barcelonën, përpara ndeshjes “El Clasico” të dhjetorit, me Real Madridin. Ndërkombëtari i Francës ka qenë jashtë veprimit, pasi vuajti një lëndim të pësuar kundër Getafes, më 16 shtator. Kjo ndeshje ishte vetëm e treta për Dembele me fanellën e Barçës, që nga përfundimi i transferimit veror prej 105 milionë eurosh nga Borussia Dortmund. Ai u ble për të ndihmuar në mbylljen e hendekut të krijuar nga largimi i Neymar te PSG, por i është mohuar mundësia për të treguar “ngjyrat” e tij të vërteta. Megjithatë, Dembele është duke mbyllur fazën riaftësuese dhe e ka rritur regjimin e tij të trajnimit.
Ai po i afrohet fundit të një programi të gjatë rehabilitimi. Barcelona e ka kaluar në mënyrë të shkëlqyeshme mungesën e Dembele, me një fillim të pamposhtur në La Liga. Katalanasit janë katër pikë të qarta avancim nga të tjerët në krye të klasifikimit. Valencia është sfiduesja më e afërt për gjigantët “Camp Nou” për momentin, me kampionët spanjollë në fuqi të Real Madridit 10 pikë larg kreut, në vendin e tretë. “Los Blancos” do të kenë shansin për ta ngushtuar këtë “boshllëk”, kur Barça të bëjë një vizitë në “Santiago Bernabeu”, më 23 dhjetor. Dembele do të shpresojë të luajë një rol në atë ndeshje, duke e lejuar atë të rifillojë karrierën e tij në Katalonjë.

Artikulli paraprakGjermani, Angela Merkel nuk do të dorëhiqet
Artikulli tjetërNeymar: Fitoj Championsin dhe Botërorin