Del botimi për fëmijë “Botë e larmishme”

“Botë e larmishme” është libri më i ri i hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Muza”. Fëmijët mund të mësojnë nëpërmjet lojërave dhe ilustrimeve – ky është qëllimi i këtij botimi.

Plot 44 ngjarje, tregime, zakone, tradita, ndryshime dhe ngjashmëri! Megjithëse ka shumë gjëra që na bëjnë të dukemi njësoj, ka edhe shumë të tjera që na bëjnë të ndryshëm.

Jetojmë në një botë të larmishme. Që t’i përqafojmë ndryshimet midis nesh, t’i kuptojmë dhe t’i vlerësojmë të veçantat tona, para së gjithash duhet t’i njohim ato.

Mesazhi që duam të përcjellim me këtë libër nuk është vetëm që t’u gëzohemi ndryshimeve tona, por edhe t’i vëmë në dukje ato. Këto dallime përfshijnë fushën kulturore, funksionale, biologjike, linguistike, familjare dhe fetare.

Në disa vende të botës, ky libër është këshilluar të futet në metodikën edukuese të arsimit parashkollor dhe të ciklit të ulët.

Përktheu: Tea Metani

Artikulli paraprakVuçiç kundër të dërguarit të Trump: Nuk e tërheqim lobimin kundër pavarësisë së Kosovës
Artikulli tjetërKLSH zbulon dështimin e projektit me fondet e BE për statistikat