Deklarata e fortë: Ka mbetë Kushtetuta e Republika në duart e grupit të strukturuar elektoral 339 dhe 184

Pas votimit Pro në parlament për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani rikujton lëkundjet në qëndrime të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, deri dje e quante Metën “korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Deri më datë 8 qershor, Presidenti sipas Ramës ishte “korrekt dhe brenda kornizës Kushtetuese…”. Deklaratë kjo e Edi Ramës në emisionin Open.

Madje deri me datë 7 qershor ishte burrë i mirë dhe me vlera.

Refuzimi i Gent Cakës kishte ndodhur ndërkohë. Por prapë, ishte “korrekt me Kushtetutën”.

Sot, Kryeministri i kujtua se Meta nuk paska qenë “korrekt” duke mos dekretuar propozimet për ministër.

Ndërkohë, sa për kujtesë, Edi Rama është dekretuar edhe Ministër i Jashtëm…

Tani, është “korrekt” apo s’është korrekt?! Jerm komplet!

Po kështu është kur ka mbetë Kushtetuta e Republika në duart e jermit dhe të grupit të strukturuar elektoral me numër 339/1 dhe 184.

Artikulli paraprakParlamenti, teatri personal i kryeministrit! Ushtarët në rresht kundër armiqve…
Artikulli tjetërNe besojmë te Partia Demokratike, ne besojmë te Basha! Qytetarët e Tiranës vërshojnë drejt Kryeministrisë