Deklarata e fortë e ish-ministrit: Akoma s’e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!

Pas lirimit që gjykatat e vendit po i bëjnë të arrestuarëve nga rradhët e funksionarëve dhe simpatizantëve të opozitës, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në facebook Manjani ngre një pyetje thelbësore:  “A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?”

Sipas tij, policia e shtetit dhe ministria e brendshme duhet të kërkojnë minimalisht të falur.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?

I liroi si arrestime të paligjshme dhe me akuza të pambështetura në prova.

Ku shkuan gjithë ato deklarata pompoze se arrestuan dhunues, zjarrvënës, pengues, goditës të rendit e të policisë?!

A kanë një ndjesë për të kërkuar të paktën?!

Akoma nuk e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!

Artikulli paraprak“Reuters”: Shqipëria vendi më i korruptuar i Europës, ka dështuar në…
Artikulli tjetërKQZ si tenxhere për të zier pilaf…