Deklarata e fortë e ish-deputetit: Arta Marku në krye të Prokurorisë për hir të dashurisë me Ulsiun…

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh nga protesta te Unaza e Re” në kryeqytet, se Ulsi Manja shkeli Kushtetutën me emërimin e Arta Markut kryeprokurore.

Sipas Balliut, Manja ndikoi në emërimin e Markut kryeprokurore të Përkohshme “për hir të dashurisë personale”.

“Ulsi Manja që është kaq i flaktë në këtë reformën në drejtësi, po nuk ka fare frikë ky që ka shkelur Kushtetutën me Arta Markun?! Nuk ka fare frikë ky që për hir të dashurisë së vet personale për Arta Markun ky na e beri kryeprokurore?

Nuk ka frikë ky nga drejtësia që është atje duke folur me policin që del në përgjime, pse te ky i keni shpresat për drejtësi ju? Këtu jo drejtësi. Po këtu nuk do të ketë qetësi për qytetarët shqiptarë për sa kohë qeverisin këta banditë dhe këta banditë si çdo bandë tjetër, bandat për një gjë shqyhen, janë frikacakë.

Dhe këta janë frikacakët dhe frikën më të madhe e kanë nga ju kur ju shohin ju në shesh. Dhe është koj arsyeja pse u bëj thirrje. Sa herë ka protestë ne duhet të marrim pjesë dhe në datën 8 korrik duhet të jemi atje. Do ta fillojmë marshimin këtu dhe do shkojmë atje”, tha Balliu.

Artikulli paraprakMe 7 Korrik shqiptarët e Amerikës, protestë anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë: Trump, ndali në Shqipëri!
Artikulli tjetërEliot Engel kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës