Deklarata e fortë e gazetarit: Pushteti që kthen në luftë personale median është duke rënë

Sulmi ndaj medias i kryeministrit Rama tregon se investigimi për Agron Xhafajn ka prodhuar tension. Gazetari Bledian Koka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se, Pushteti që kthen në luftë personale median është duke rënë
“Më pëlqen që puna investigative e Jetmirit ka prodhuar tension tek mazhoranca. Rasti i parë ishte i kryeministrit Rama me Ambrozian, rasti i dytë është po i Edi Ramës me sulmin ndaj Jetmir Olldashit dhe rasti i tretë është shthurja e Erion Braçes që përzë mediat nga komisioni. Mendoj se një pushtet që e kthen në luftë personale betejën me gazetarinë është duke rënë dhe ky është një lajm i mirë në këtë kohë të turbullt”, tha Koka.
Audio-përgjimi i Xhafajt, Manjani: Sulmi ndaj gazetarit gati mafioze
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se sulmi ndaj gazetarit që përgjoi vëllain e ministrit të Brendshëm, është gati mafioz.
Manjani: Gazetari nuk ka bërë asnjë shkelje, nuk ka shkelur asnjë ligj. Pentitot çfarë janë? Shkohet në prokurori dhe zbulohet rast pas rasti. I gjithë sulmi ndaj gazetarit, është i ndyrë, një sulm gati gati mafioz.
Nuk është çështja media gazetari dhe qeveria, qeverisemi nga një njeri që urren çdo njeri që flet. Kemi një njeri që është i sëmurë nga fjala e lirë. Unë jam shkarkuar nga detyra se kam folur.

Artikulli paraprakPas fitores “publicitare” vjen mufka tjetër e gomarit Tërmet
Artikulli tjetërFitorja e parë e Trump në luftën tregtare me Kinën, Pekini nis tërheqjen