Deklarata e fortë e Berishës: Hipi në avion, por Trump refuzoi të presë Ramën në takim

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi gjatë një interviste për “Syri-tv” se Presidenti amerikan Trump ka refuzuar që të presë në takim kreun e qeverisë, Rama. “Ai u nis për tu takuar me Trump, hipi në avion kur I erdhi përgjigjja se Trump nuk do ta presë.

Ai synonte një takim 5 minutësh, por Trump e refuzoi”, tha Berisha, duke lënë të kuptohet mos miratimin e Trump për politika të caktuara të Ramës, sidomos kur bëhej fjalë për ndarjen e Kosovës. Berisha tha se i besonte të dërguarit special të Presidentit Trump në lidhje me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje ekonomike.

Ish kryeministri Sali Berisha, nga Syri TV, i kërkoi opozitës dhe shqiptarëve të ngrihen në protesta dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Europa foli qartë. Nuk ka hapje negociatash me të kryeministër. Ai shtoi se, pas Kim Jong Un dhe Chaves është i treti me letrat më të diskretituara ndërkombëtarisht.

Sa i përket marrëveshjes për reformën zgjedhore dhe deklaratës së Ramës se, “Jam i gatshëm ta gris marrëveshjen nëse vazhdoni të flisni keq për mua”, Berisha u shpre se nga ai mund të presësh gjithçka.

“Përveçse ka një marrëveshje, ka një kërkesë ekspicite të Berlinit, të Brukselit por edhe të vetë sekretarit të shtetit për votimin e marrëveshjes. Njeriu që e siguron marrëveshjen është ai. Ai kundërshtoi me forcë identifikimin biometrik, ishte mekaniku kryesor për të vjesdhur votat.

E dyta, administrata. Kishte një raport ndërkombëtar që thoshte është shumë e politizuar. Pikën e dytë e gjeti vetë Rama. Më pas bëri drafte dhe thoshte “thoni u ndryshua sistemi”. ODIHR nuk ka kërkuar në asnjë raport ndryshim sistemi. Pastaj merret me lloj lloj gjëra. Do ndaloj koalicionet, do bëjë këtë. E bën. Çfarë nuk pret nga ky!

Shqiptarët duhet ta krrehin për leckat. Kjo është e gjitha. Europa foli. Nuk ka negociata me Edi Ramën. Tani u kuptua më lehtë nga shqiptarët kush është Edi Rama. Duhet të dalim dhe ta krrehim. Kjo opozitë duhet ta krrehë Ramën bashkë me shqiptarët. Rama është leckë e djegur. Atë që i ka bërë vetes nuk ja ka bërë askush”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Artikulli paraprakVideo/ Polici grushton të prangosurin, reagon Zhupa: Arrogancë e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës
Artikulli tjetërBaton Haxhiu kërcënon Kosovën: Nëse nuk arrijnë marrëveshjen me Serbinë brenda shtatorit, 2 milionë kosovarët do të…