Deklarata e DASH, reagon Paloka: Amerika u vendos edhe njëherë në krah të shqiptarëve, ligji mbi të gjitha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka përshëndetur deklaratën e sotme të Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila vlerësonte se parësore është respektimi i ligjit.

‘Edhe një herë Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset në krah të shqiptarëve dhe tregon se përse SHBA janë kampionet e lirisë dhe demokracisë në botë.

“Ligji mbi të gjitha”… Kaq e thjeshte është dhe këtë po kërkojnë shqiptarët, këtë po kërkon dhe opozita shqiptare; rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare të Demokracisë.

Jo shtet të bandave dhe oligarkëve, po shtet të ligjit dhe të lirisë. Duam një Shqipëri si gjithë Evropa!”, shkruan Paloka.

Faleminderit Amerikë e vlerave të mëdha

Opozita e Bashkuar ka përshëndetur deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, që vlerësoi se ligji është mbi gjithëka.

Në një komunikim në facebook ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili duke komentuar këtë qëndrim të DASH, shkruan se ‘Amerika e vlerave të mëdha foli qartë: ligji mbi gjithçka.’

Sipas Vasilit, Departamenti i Shtetit është në krah të shqiptarëve që Kushtetutën e kanë të shenjtë.

“Amerika e vlerave te medha!! Departamenti i Shtetit foli shume qarte: “ligji mbi gjithçka”.

Departamenti i Shtetit si gjithmonë në krah te shqiptareve, qe duan Drejtësi të pavarur dhe jo te kapur nga rilindja.

Departamenti ne krah te shqiptareve qe Kushtetutën e kane te shenjte. Departamenti ne krah te shqiptareve, qe duan Vetëm e vetëm Sundimin e ligjit, qe është ne themel te shtetit dhe lirive te qytetareve.

Shtetet e Bashkuara na bëjnë serish optimiste ne luftën kunder kapjes se drejtesise, ne luften per mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe te demokracisë vetëm permes zbatimit te ligjit. Faleminderit Amerike e vlerave te mëdha”, thekson Vasili.

Ndërsa nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan se ‘Amerika u vendos edhe njëherë në krah të shqiptarëve, ligji mbi të gjitha’

‘Edhe një herë Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset në krah të shqiptarëve dhe tregon se përse SHBA janë kampionet e lirisë dhe demokracisë në botë.

“Ligji mbi te gjitha”…Kaq e thjeshte është  dhe këtë po kërkojnë shqiptarët, këtë po kërkon dhe opozita shqiptare; rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare të Demokracisë.

Jo shtet të bandave dhe oligarkëve, po shtet të ligjit dhe të lirisë. Duam një Shqipëri si gjithë Evropa!-shkruan Paloka.

Artikulli paraprakTelefonata Meta-Palmer/ Reagon DASH: Respektimi i ligjit është mbi të gjitha!
Artikulli tjetërMeta thirrje qytetarëve: Edi Rama ka futur në dorë të gjitha institucionet. Është koha t’i themi ndal!