Degradon aksi rrugor Peshkopi-Tiranë

Udhëtimi në aksin rrugor Tiranë–Peshkopi është një torturë e vërtetë për dibranët. Askush nuk ka vënë dorë prej vitesh, për pasojë pjesa më e madhe e aksit nacional Qafa e Buallit–Shkopet është e shkatërruar. Rruga frekuentohet nga 140 mijë banorë të Qarkut Dibër, por edhe nga Dibra dhe Gostivari i Maqedonisë. Mes të zhgënjyerve ka edhe turistë të huaj. Udhëtimi drejt Tiranës zgjat 4-5 orë.
Qafa e Ulzës-Shkopet dhe Klos-Qafa e Buallit, janë dy akset më të rrezikshme, ku humnera arrin deri në 300 metra lartësi. Shpesh ka ndodhur që shoferët në tentativë për të shmangur rrugën e dëmtuar përfundojnë në humnerë ose në liqenin e Shkopetit.
Rruga  nuk ka barriera mbrojtëse dhe as tabela sinjalizuese. Ende nuk dihet kur do të nisë rruga e Arbrit, ndërsa rruga aktuale vazhdon të jetë e rrënuar. Prej tre vitesh, Drejtoria Rajonale e Rrugëve u kalua në Shkodër dhe tani askush nuk merr përsipër të informojë se kush është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës Peshkopi-Tiranë.
Megjithëse Dibra me Tiranën ndahen vetëm  nga një mal, dibranët kanë provuar të gjitha alternativat për të shkuar në Tiranë nga Kukësi, nga Rrësheni, nga Burreli, nga Librazhdi e deri nga Struga e Maqedonisë.

Artikulli paraprakFranca merr në dorëzim kufijtë për emigrantët
Artikulli tjetërSi u plagos aktori me 7 plumba në Tiranë