DEA amerikane sinjalizoi drogën, Rama shpëtoi bosët e kokainës, në operacion edhe Guardia di Finanza

Sinjalizimi për drogën ka ardhur nga DEA amerikane, agjencia që lufton drogën. Ndërsa gjithçka ka shkuar sipas planit deri në mbërritjen e kontenierit në Shqipëri, gjithçka është përmbysur me operacionin e policisë. Ka qenë ky operacion që në mënyrë të qëllimtë ka bërë që të shpëtojnë bosët e kokainës. Piëkrisht në momentin kur pritësit e mallit do të merrnin ngarkesën ka ndërhyrë policia duke shpëtuar kështu nga arrestimi bosët e drogës.
Gazetari investigativ Artan Çani i ftuar në Fax Neës për të folur për sekuestrimin e 613 kilogramë kokainë në Durrës, u shpreh se droga në kontenier është sinjalizuar nga DEA.
“Unë do të doja që nëse do të ishte e mundur ta nisja me citimin e kryeministrit. “I ka shpëtuar të gjitha kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë!!!
Ju siguroj që nëse nuk është mashtrim, është një genjështër e madhe. Që në filllimi ku është nisur nga Kolumbia ka pasur një sinjalizim nga DEA. Ndoqi rrugën e vet kontenieri dhe të gjithe kontenierët që vijnë nga Amerika Latine, me të mbërritur në portin e parë Europian kanë ‘rrisk’ të lartë. Në këtë ‘rrisk’ është ndarë ky kontenier.

Në operacion 5 persona të Guardia Di Financa
‘Rrisku’ i këtij kontenieri është shumë i veçantë, nga skanimi i rëndësishëm u mjaftuan me skanimin e gjithë mallit që ishtë brenda, por ama duhet të gjenin destinacionin. U ringankrua dhe filloj të ndiqej duke u njoftuar, në këtë rast nga Guarda di Financa homologu shqiptarë, që i bie që është Drejtori e Hetimit Doganor. Ku e bazoj këtë? Është fatura që shoqëron mallin. Fatura që shoqëron mallin konfirmon kontrollin në Itali.
Në këtë kontroll kanë marrë pjesë 5 persona të Gauarda di Finanzza. Këtu kontrollin e bënë doganat dhe jo policia. U ndalua, u skanua, u mor vesh që kishte sasi droge, kur vajti në magazinë aty ndërhynë forcat policore. Për këtë kontenier ka pasur njoftim, është kontenier që është hapur më parë”.

Artikulli paraprakReagon Ambasada e SHBA: Shqiponja në rrezik, si ta ruajmë? (Photo: AP)
Artikulli tjetërVendi jashtë kontrollit nga vrasjet e grabitjet, qytetarët në revoltë kërkojnë rikthimin e dënimit më vdekje