Dash Shehi: Rama të bëjë ç’të dojë me veglat që ka në parlament, opozita nuk tërhiqet!

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti Dashamir Shehi tha se, shqiptarët nuk e kuptojnë shumë se çfarë është lista e hapur.

Shehi u shpreh se, Rama nuk do të hapë lista dhe se kjo nismë e tij është një tallje me shqiptarët.

Shehi: Shqiptarët nuk e kuptojnë shumë se çfarë është lista e hapur. Rama nuk hap asgjë, ndërsa Basha premtoi dhe po e mbron një hapje që i vë në listë deputetët. Ky i Ramës është kurthi dhe tallja e radhës me shqiptarët. Kjo është tallje edhe për të gjitha ata të partisë së tij, se ata që do të jenë te gjysma e dytë e listës do të punojnë për ata të parët që janë miqtë e Ramës. Në situatën që ka mbetur do të doja që ne të vazhdojmë luftën politike se ne nuk mund të mbetemi peng i shejtanllëqeve të Ramës, i cili mendon se mund të na shtyjë këtu.

Shehi shtoi se Rama po mundohet që të përçajë koalicionet, por ai theksoi se Opozita nuk do të ngelet peng lëvizjeve të Ramës.

Shehi: Rama po mundohet që të përçajë koalicionet. Ai mund ta bëjë ligjin si të dojë, por ne do të jemi sërish bashkë. Ky është mesazhi për qytetarët. Si do të mendojë Rama që do të jenë lista, Opozita do të vendosë ato emra që ka. Por zgjedhjet, nuk mbarojnë me zgjedhjet, por me politikën zgjedhore. Detyra jonë është që të japim një alternativë pasi Rama të mos jetë në pushtet. Nëse Rama ka qejf, me veglat që ka në parlament, mund të bëjë ç’të dojë, por ne nuk do të ngelemi peng e kësaj zgjedhjeje. Tani, qytetarët nuk e kuptojnë këtë kleçkë, as unë se kuptoj mirë.

Artikulli paraprak7 gënjeshtrat flagrante të Ramës për grabitjen e zgjedhjeve
Artikulli tjetërSuedia mposhti Covid-19 dhe arriti imunitetin e tufës duke mos e izoluar vendin