Dash Shehi: Rama kur ishte në Bruksel s’kishte hallin e negociatave, por pyeste a po kalon ligji për koorporatat

Dashamir Shehi i ftuar në “Aktualitet” në televizionin Fax News tha se, Edi Rama gjatë kohës që ndodhej në Bruksel merrte në telefon dhe pyeste se po kalon apo jo në Kuvend ligji për koorporatat.

Shehi tha se Rama nuk e vriste mendjen për procesin e integrimit, por për shpërndarjen e pronave në bregdet ndaj oligarkëve pranë tij.

“Berisha mund të ketë pasur mbështetës jo të mirë, por ishin njërëz politikë, ndërsa ky ka pas vetes ka kriminelë. Ne me këtë që kemi në krye jemi otoman. Ky merrte në telefon nga Brukseli për të pyetur a ka kaluar ai ligji për koorporatën apo jo.

Ky nuk kishte asnjë interes se çfarë po ndodhte në Bruksel, por me atë që po ndodhte në Tiranë për ligjin e pronave që ua ndan oligarkëve të vet.

Pa iu pa boja akoma ligjit, filluan të shpërndahen tokat në bregdet sepse kush e di se sa kohë ka që po përgatiteshin. Ky njeri nuk kishte hall në po hyjmë apo dalim nga BE, por a po kalon apo jo ligji”,tha Shehi.

Artikulli paraprak“Note Drame De Tiran”, ekspozitë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar e artistit të njohur
Artikulli tjetërPse Rama e vonoi dëbimin e ambasadorit të Iranit, lidhjet me Hezbollah