Dash Shehi: Edi Rama është zhgënjim i madh, këtu e 5- 6 vite më parë mendova …

Ish-deputeti Dashamir Shehi u shpreh se, kreu i qeverisë Edi Rama është zhgënjim i madh. I pyetur nga moderatorët e emisionit të mëngjesit “Ditë e Re”, në RTV Ora se çfarë mendon Dashamir Shehi për disa nga politikanet, ai nuk nguroi të jepte një përgjigje të sinqertë.

Për kreun e qeverisë Edi Rama ai ka thënë se është zhgënjim i madh.

“Kam menduar, këtu e 5- 6 vite më parë, se ishte njeri i kultuar, do të ishte i qetë me veten e vet dhe shtetin që e rrethon dhe do të prodhonte diçka të mirë për veten e vet dhe më pas për Shqipërinë’

Për Sali Berishën, Dash Shehi thotë se i duhet politikës dhe është i zoti për kompromis.

Ndërsa për Lulzim Bashën, Dash Shehi tha se, për mua është një djalë i zoti që shikoj një të armdhme te ai, ndryshe nuk do rrinim aty.

Artikulli paraprakTabaku: Rezoluta e PE kërkon rezultate e reforma konkrete jo fasada
Artikulli tjetërMajlinda Kelmendi medalje të artë në xhudo, Berisha: Ngadhënjeu në finale!