“Daily Mail”: Në Tiranë me 1 mijë euro dhe brenda 72 orësh pajisesh me pasaportë europiane

Kartat e identitetit të falsifikuara si shtetas i BE-së mund t’i gjeni brenda 3 ditëve në Shqipëri, ka gjetur një investigim i Daily Mail.
Për 1000 euro mund të merrni një dokument false italian, e pranueshme nga autoritetet angleze në kufi.
Ndërkohë për rreth 300 euro në Shqipëri mund të sigurosh dhe një kartë shëndeti italiane e cila u lejon emigrantëve përfshirje në disa shërbime shëndetësore.
Shqetësimi është në rritje, bandat kriminale po furnizojnë emigrantët e paligjshëm me kartën e shërbimeve NHS +1.
Por ajo çka nxjerr në pah, sidomos në Angli është pajisja me karta të rreme identiteti nga Shqipëria të xhihadistëve, përdhunuesve, hajdutëve dhe mashtruesve.
Një shtetas shqiptar, shkruan Daily Mail Fatmira Tafa u burgos për 14 muaj në pril të këtij viti pasi u përpoq të kryente transplant veshkash me një kartë false shëndeti NHS, operacion i cili kushton më shumë se 80 mijë euro.
Edhe terroristët e Shtetit Islamik pas mizorive të Parisit dhe Brukselit përdorën gjithashtu karta të falsifikuara me ‘cilësi të lartë’.

Najim Laachraouit, një prej bombarduesve të marsit 2016 të Aeroportit të Brukselit, i cili pasi vrau 32 njerëz u vetëvra, iu gjet një kartë identiteti e prodhuar në një fabrikë dokumentesh të falsifikuara në Belgjikë.
Agjencia kufitare e BE, Frontex tha se më shumë se 7,000 vetë u kapën duke u përpjekur të hyjnë në Britani të Madhe. Shtetasit shqiptarë dhe ukrainas që përdorin karta identiteti të rreme italiane dhe greke kanë mbërritur në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar.
“Kontrabandistët në mënyrë të vazhdueshme u ofrojnë migrantëve dokumente identiteti fals si pjesë e shërbimeve të tyre”, tha Frontex vitin e kaluar në raportin e tij vjetor.
Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nëpërmjet një ndërmjetësi brenda 72 orëve mund të sigurosh një kartë italiane false. I vendoset fotoja e personit që dëshiron të kalojë dhe emri i vërtetë i një femre italiane.
Gjithashtu investiguesit arritën të siguronin një kartë shëndetësore italiane me emrin Tessera Sanitaria në të njëjtin emër me një numër identifikimi me 16 shifra që lejon përdoruesin të hyjë në NHS. Mijëra shqiptarë kanë përdorur dokumente të falsifikuara në Britaninë e Madhe në vitet e fundit, tha shefi i policisë së vendit. Një burim i policisë tha: ‘Dokumentet janë provuar dhe testuar. Njerëzit të cilët do të hyjnë në kontakt me miqtë dhe të afërmit që kanë hyrë në këtë mënyrë, sigurisht që do të bëhen klientë të rinj. Kjo është arsyeja pse biznesi funksionon”.

Artikulli paraprakMosnjohja e diplomave, Shoqata e infermierëve reagon ashpër: Po diskriminohemi, do ngrihemi në protestë
Artikulli tjetërMessi merr në duar frerët e Argjentinës: E dija që Zoti ishte me ne!