Çudit ministrja e Ramës: ”Fajin e ka opozita për helmimin e nxënësve në Fier”

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka vendosur që pas incidenteve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, të ndërhyhet për rikonstruksionin e godinës së vjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini shkruan se po hetohen me kujdes ankesat për ndërhyrje politike në shkollë, ndërsa nuk ngurron të akuzojë edhe opozitën si fajtore.

“Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore”, shkruan Shahini.

Për ironi, pas skandaleve të fundit nëpër shkolla, Shahini fajëson opozitën dhe nuk merr përgjegjësi. Kujtojmë se sot u regjistrua tjetër skandal pasi një drejtoreshë deklaroi se nënësja nuk është helmuar, por ka ngelur shtatzënë.

Në vend që të heshtë dhe të mbajë përgjegjësi vazhdon me skandalet

Shteti në vend që të hesht dhe të mbajë përgjegjësi për helmimin e 60 nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, vazhdon me skandalet.

Drejtoria hapi dyert sot dhe një nxënëse nuk u ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital.

Por të mos mjaftonte kaq, drejtoresha e zyrës Arsimore Yllka Beci, për të shmangur tensionin me qytetarët, prindërit dhe gazetarët, ka pohuar publikisht përpara kamerave se vajza 17 vjeçare e këtij gjimnazi është shtatzanë edhe për këtë arsye e kanë çuar në spital.

“A mund të them diçka si nënë dhe si grua para kamerave? Me kamera do ta them…Vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po vajza është shtatzënë” thotë Beci.

Por tezja dhe gjyshja e vajzës, kur e nxorrën atë nga urgjenca, u kanë thënë gazetarëve: ç’janë këto fjalë që përhapni, vajza nuk është shtatzënë”.

Pra drejtoresha e DAR, për të shmangur përgjegjësinë nga institucionet, del para kamerave dhe bën një 17-vjeçare shtatzënë.

Edhe nëse do ishte e vërtetë, si mundet që privacia e saj të thuhet publikisht në media për shtatzaninë, dhe a mund të lejohet një shtatzani e tillë.

Për Yllka Becin do të duhet të merren masa të menjëhershme pas kësaj gënjeshtre kaq të trashë.

sss

Artikulli paraprakBasha me sipërmarrësit privatë në Shkodër: Punësimi dhe rritja e pagave, prioriteti ynë më i madh!
Artikulli tjetërIsh-ministri: Të gjitha shpresat tona se Rama do bëhet i arsyeshëm janë të kota!