Crystal Palace humbet shërbimet e Sakho

Në momentin më deçiziv për fatet e mbijetesës, Crystal Palace humbet shërbimet e Mamadou Sakho. Mbrojtësi i huazuar nga Liverpooli në merkaton e janarit pësoi një dëmtim në gju në pjesën e dytë të sfidës ndaj Tottenham dhe lajmet nga infermieria nuk janë aspak pozitive. Sipas mjekëve të klubit, mbrojtësi francez ka pësuar një dëmtim të ligamentit dhe nuk do të luajë më këtë sezon duke mbyllur kështu aventurën me Crystal Palace teksa do të rikthehehet te Liverpooli.

Artikulli paraprakHernandez, mollë sherri në merkato
Artikulli tjetërDortmundi në finale, eliminon Bayernin