Cristiano Ronaldo tek Juventus, 120 milionë euro për 4 vite

Ëndrrat mund të bëhen realitet dhe Juventusi po bën gjithçka për t’i rrëmbyer Realit të Madridit, asin portugez Cristiano Ronaldo.
Për disa kjo është fantazi e pastër, për të tjerët diçka më të mirë se sa një sugjerim i thjeshtë në fillim të merkatos së verës. Lamtumira nga Real Madridi për Cristiano Ronaldon mbetet një hipotezë për momentin, edhe pse konkrete, e mbështetur nga “shpërthimi” i portugezit pas finales së Champions-it në Kiev.
Në këtë situatë në lojë duket se është futur Juventusi, një veprim që në mënyrë të qartë ka pasur jehonë edhe jashtë Italisë. Për ta “hedhur gurin në pellg” ka menduar, gjithashtu, edhe prestigjiozja spanjolle, “Marca”, me faqen e saj të parë, që e bën popullin bardhezi të ëndërrojë.
Siç thotë gazeta autoritative spanjolle, gjithmonë pranë fakteve në lidhje me Real Madridin, Juventus do të jetë në radhën e parë, në garën për Ronaldon, i cili praktikisht është prishur me Florentino Perez.
Gjithashtu, CR7 do të jetë i lumtur të martohet me projektin e Juventusit. Ai ka pasur disa kontakte me presidentin Andrea Agnelli. Ky i fundit i ka ofruar pagë prej 30 milionë euro në vit, për katër sezone, propozimi më i mirë për momentin për yllin e “Los Blancos”.

Kampioni Luzitan ka siguruar se klauzola e tij e lirimit prej 1 miliard euro mund të ulet në masë të madhe, duke lejuar Juventusin që ta ketë jetën më të lehtë, me një shifër më të përballueshme, me kusht që të mbërrijë një ndihmë e konsiderueshme nga jashtë (FCA dhe John Elkann).
Gjithashtu, portugezja “A Bola” hapet me një titull efektiv. Gazeta në fjalë zbulon pranimin e vetë pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për të fluturuar në Torino, ku do të fillojë zyrtarisht sulmin ndaj Ligës së Kampionëve, një kompeticion i fituar tashmë 5 herë nga Ronaldo dhe, në të njëjtën kohë, ka qenë makthi i bardhezinjve. Ronaldon e josh shumë ideja për t’u bërë objekt i dëshirës së një populli të tërë, sikurse është ai bardhezi, tashmë në moshën 33-vjeçare.
Shifra mund të konsiderohet e ekzagjeruar, por ëndrra e Juventusit mbetet si përherë fitimi i Champions League, e kush më mirë sesa CR7 mund të ndihmojë në kauzën e bardhezinjve?
Gjërat janë ende në pritje të konkretizimeve, por pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori dhe pas sinjaleve të Ronaldos për largim nga Madridi pas fitimit të Championsit, duket se do të ketë zhvillime.

ronaldo

Artikulli paraprakDiego Costa parashikoi penalltinë e gabuar, por Hierro e injoroi
Artikulli tjetërMonstra e Mafies shkatërron stadiumin dhe rrëzon edhe projektin që ishte miratuar!