Cristiano Ronaldo, notë 10 më të përsosur nuk mund të ketë

Ka shumë mënyra për të arritur notën 10 në futboll. Por, rezultati i shumës, që Cristiano Ronaldo mund të bëjë në pak më shumë se një javë, do të ishte “10” e përsosur: pesë “Topa të Artë” dhe pesë Champions. Do të ishte e domosdoshme të shtohen pesë Kupat Europiane të Di Stefano dhe pesë “Topat e Artë” të Messit, që t’i përshtaten atij. Pra, stratosferik është rekordi brenda mundësive të numrit 7 të të bardhëve.
Një 10 për historinë, një 10 si legjendë, një 10 që do të katapultonte rekordin e tij tashmë të jashtëzakonshëm në një nivel, deri tani të paarritshëm. Kjo për shkak se do të ishte një hap përpara Messit (argjentinasi ka pesë “Topa të Artë” dhe katër Champions) në dy titujt, që shënojnë madhështinë e një lojtari në karrierën e tij individuale dhe kolektive, me Kupën e Botës, të cilën nuk e ka fituar asnjëri.
Ylli portugez i Real Madridit është thjesht i pangopur. Ronaldo ka kaluar në fazën e pjekurisë. Kur disa fillojnë rënien e tyre në këtë moshë, portugezi ka vazhduar të fluturojë lart, diçka që e dyfishon vëmendjen, duke pasur parasysh karrierën e tij triumfuese. Që nga 5 shkurti 2015, kur ai mbushi 30 vjeç, CR7 ka pushtuar edhe dy “Topa të Artë” dhe dy Champions të tjerë.
Dhe e gjithë kjo, me një tjetër finale tjetër në dorë, në funksion të konkurrencës maksimale kontinentale. Notë 10 më të përsosur nuk mund të ketë. Pikërisht, ka 10 vite që Cristiano Ronaldo është në krye të futbollit. 2008-ta ishte viti, në të cilin portugezi i dha dritën e fundit jeshile statusit të tij si yll i futbollit, me pushtimin e parë të Champions-it, si pjesë e Manchester United dhe përfundimin e mëvonshëm të “Topit të Artë” të parë.
Në moshën 33-vjeçare, Ronaldo mbetet ende në krye. Bashkë me Messin. Nga “martesa” e CR7 me Real Madridin ka ardhur një fazë spektakolare për të dyja palët. Tre Champions më shumë për klubin dhe katër “Topa të Artë” më shumë për lojtarin, i cili ka qenë prej kohësh një legjendë e klubit të bardhë, në të njëjtën lartësi si Di Stéfano.

Ronaldo është gati të mbyllë në një mënyrë të madhe atë që ka qenë ndoshta sezoni i tij më i vështirë me Real Madridin. Një fillim i komplikuar, larg shifrave marramendëse të golave të shënuar, çka zakonisht e vë atë në një situatë delikate, është kthjelluar me paraqitjen e jashtëzakonshme në Champions. Përsëri, trofetë europianë të “Los Blancos” kalojnë nëpër këmbët e CR7, që është i pandalshëm gjatë këtij kompeticioni.
Portugezi, bashkë me Real Madridin, janë sy e veshë nga finalja e Kievit, duke pasur mundësinë e nënshkrimit të një triplete historike radhazi në Ligën e Kampionëve, duke krijuar një tjetër epokë. Një kryvepër e tërë. Sepse Ronaldo kurrë nuk mund të “varroset”. Çdo vit i tejkaluar tregon se ai është ende në formë të lartë, edhe nëse jeton një moment aq delikat, sa kishte në muajt e parë të sezonit.
Në fund, ai përsëri do të ketë mbi 40 gola dhe përsëri do të jetë protagonist i Real Madridit. Finalja e Kievit pret të vërë tjetër shenjë mbi të, më e larta në histori. Një model futbolli për kornizë. Çdo gjë është në pritje, para provimit kundër Liverpool, më 26 maj.
Nëse Real Madridi e fiton atë, Cristiano Ronaldo mund të mburret si “10” më e përsosur në futboll, me arritje legjendare. Dhe pastaj e pret Kupa e Botës, ku Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, shkon si kampione e Europës. Një tjetër arenë, ku ylli portugez mund të rikonfirmojë vetveten, në majën e këtij sporti.

Artikulli paraprakTerror në Vlorë, breshëri kallashnikovi në lokal
Artikulli tjetërFëmija që askush nuk e donte, tani kushton 100 milionë euro…