CR7 bllokon Realin

Më 16 qershor gazeta portugeze “A Bola” lëshoi bombën e merkatos se Kristiano Ronaldo do të largohet nga Reali. Nga ajo ditë ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Kristianos, diçka që shqetëson shumë drejtuesit madrilenë. Ditën e hënë, gazeta e njohur spanjolle “AS” është hapur me titullin e madh: “Heshtja e Ronaldos bllokon Realin”. Gjithçka e kuptueshme, në momentin kur vetë portugezi nuk ka mohuar as largimin, as qëndrimin në Madrid. Ditë më parë ishte i përqendruar te Kupa e Konfederatave, ndërkohë që u largua nga grumbullimi për të njohur dy fëmijët e tij që erdhën në jetë.
Kanë kaluar disa ditë nga koha, kur Ronaldo ka marrë pushimet, por Perez nga ana tjetër është duke pritur takimin, ose të paktën një përgjigje zyrtare për të ardhmen. Është thënë se ka pasur një kontakt fillestar mes palëve, ku Ronaldo duket se ka pranuar se do të qëndrojë në Madrid, por mungesa e një deklarate zyrtare nuk i shuan dilemat dhe pikëpyetjet e së ardhmes.
Të gjendur përballë kësaj situate, drejtuesit e Realit e kanë shumë të vështirë të operojnë dhe të lëvizin në merkato, sepse gjithçka varet nga Ronaldo. Nga qëndrimi apo nga largimi i tij varet transferimi i Mbapesë, i Hamesit, i Bejlit. Të gjithë janë të lidhur ngushtë me vendimin përfundimtar të Kristianos. Kështu do të jetë deri në momentin që të përgjigjet zyrtarisht, por Perez nuk ka ndërmend ta presë për shumë kohë.
Karim Benzema edhe pas nëntë viteve vazhdon të jetë i pazëvendësueshme në formacionin e parë të Real Madridit. Sulmuesi francez, Karim Benzema që prej transferimit të tij në Real Madrid në vitin 2009, ka detyruar të gjithë sulmuesit e tjerë që të kërkojnë hapësira në skuadrat e tjera. Për tetë sezone sa ka luajtur në Real, francezi ka larguar 9 sulmues të kalibrit botëror.
Të parët që u larguan shkaku i hapësirës në skuadër, janë dy legjendat e Realit dhe futbollit botëror, Raul Gonzales dhe Ruud Van Nistelrooy.
Një vit më vonë u largua edhe sulmuesi Emanuel Adebayor, i cili pavarësisht se kishte paraqitje të mira, në fund u largua. Kësaj liste në vitin 2013 iu shtua edhe Gonzalo Higuain, i cili pas gjashtë sezoneve u largua për të kaluar në Napoli. Në vitin 2014 nga Real Madrid u larguan Alvaro Morata dhe Joselu, ndërsa në vitin 2015 Javier Hernandez Chicharito dhe De Tomas.
Në vitin 2016 në skuadër u kthye sërish Alvaro Morata, i cili pas vetëm një sezoni do të largohet sërish, pasi Benzema vazhdon të jetë në përbërjen e parë të formacionit të Realit. Këtë vit u largua sulmuesi i nëntë, Mariano Diaz, ndërsa këtë sezon konkurrencë francezit do t’i bëjë spanjolli Borja Moyaral. Spanjolli do të jetë sulmuesi i 10 që synon të largojë nga froni Benzeman, i cili shumë shpejt pritet të vazhdojë kontratën dhe ka besimin e plotë të trajnerit Zinedine Zidane.

Artikulli paraprakKriza, 10 banka tkurrin aktivitetin ekonomik
Artikulli tjetërIdentikiti i shkencëtarëve nga Shqipëria