Ç’po ndodh në Shkodër? Uji “pushton” edhe qytetin (Foto)

Situata nga përmbytjet në Shkodër sa vjen e bëhet më dramatike. Pas problemeve në zonat rurale, prej ditës së djeshme uji ka ‘pushtuar’ edhe qytetin. Sot në lagjen ‘Ajasem’ mund të lëvizet vetëm me varka, pasi rritja e prurjeve nga shkarkimi i HEC-eve dhe nga reshjet e shiut ka bërë që uji të futet në qytet dhe të paralizojë lëvizjen normale.
Në rrugë mund të qarkullohet vetëm me varka, ndërsa shumë banesa janë të rrethuara nga uji. Në zonat rurale, situata vijon që të jetë e njëjta, prej 19 ditësh në Obot dhe fshatra të tjerë të Njësisë Ana e Malit, por edhe zona të tjera janë mbi 3 mijë hektarë tokë të përmbytura dhe 100 banesa të rrethuara nga uji. Në disa zona është e pranishme edhe ushtria, ndërsa bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e emergjencës.
Në njësinë administrative të Dajçit, niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka sërish tendencë rritjeje. Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit pasi niveli është 20 cm pa dalë nga argjinatura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Në këtë fshat janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji.

permbytje shkoder 1

Kryebashkiakia Ademi ripërsëritur kërkesën për të shpallur gjendjen e emergjencës
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi ka ripërsëritur kërkesën për të shpallur gjendjen e emergjencës në qarkun e Shkodrës, pasi situata e përmbytjeve është kritike.
“Në vlerësimin tonë është më shumë se kritike. Nivelet e ujit janë rritur shumë dhe kërkesa jonë e ripërsëritur sot vijon të jetë e njëjtë, të shpallet emergjenca civile tashmë në një territor më të madh, pavarësisht se është i pjesshëm.
Problemet më të mëdhaja rritem edhe për administrimin e emergjencës. Ne duam të mobilizojmë komunitetet, kjo do të thotë edhe mbështetje financiare për t’i mundësuar atyre transportimin e gjësë së gjallë”, u shpreh Ademi.
Ademi kërkoi mbështetje financiare për komunitetin, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria.
“Edhe lëvizjet që ndodhin nga shteti kërkojnë mbështetje financiare, prandaj kërkoj një mobilizim nga të gjitha ministritë e linjës, per të vlerësuar situatën dhe për të mobilizuar edhe fondet”, tha Ademi.

permbytje shkoder11

Nuk kemi një përgjigje zyrtare për të vlerësuar situatën që ka kaluar emergjencës vendore dhe rajonale. Harta e përmbytjeve është edhe në territorin e bashkisë së Vaut të Dejës.
Kryetarja e Baashkisë tha se, janë mbi 4215 ha tokë të përmbytur dhe dhjetëra shtëpi të rrethuara nga uji.
Sipërfaqja e totale e territorit të përmbytur arrin mbi 4215 ha. Në Njësinë Administrative dajc janë mbi 1415 Dajç. Kalimi bëhet me mjete të larta, ndërsa
Niveli i ujit ka pësuar rritje të konmsiderueshme dhe ka tendencë në rritje në bazë të vlerësimit në territor që kemi bërë.
Problmatike janë banesat e rrethuara në ujë apo që rrezikojnë në të cilat ka hyrë uji. Banesa e bllokuara janë 194 në në Njësinë Administrative Dajç.
Problematike sot paraqiten argjinaturat ku ka çarje, ne kemi kërkuar ndërhyrjen e drejtorise rajonale për përforcimin e saj dhe ndërhyrjen me forca të shtuara.
Në Njësinë Ana e Malit situata vijon të përkeqësohet. Në Obot kalohet me varka, mbi 1300 ha tokë janë të përmbytura.

permbyt shk

Në Obot janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji, në 12 shtëpi ka hyrë uji. Në Muriqan janë 8 shtëpi që ka hyrë ujë. Në Goricë 40 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Në lagjen Gallupe janë 4 shtëpi në të cilat ka hyrë uji.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit ujësjellësat Oblik 1 dhe 2 janë jashtë funksionit.
Në Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë të përmytur. Janë të rrethuara nga uji 10 shtëpi në Bërdicë e Sipërme, 8 shtëpi në Bërdicë e Madhe dhe 30 në fshatin Trosh.
Në Velipojë situata është përkeqësuar dhe kemi arritur në vlerësimin mbi 260 ha tokë e përmbytur.

permbytje shkoder 91521557233

Artikulli paraprakForcat turke shpallin fitoren në Afrin
Artikulli tjetër“Fundi i Shengenit”, deklaratat shokuese të ministrit gjerman