Covid-19/ Mjeku i njohur: Pse gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk duhej vendosur fare!

Mjeku i njohur, Ilir Allkja ka reaguar ndaj gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Qeveria për Covid-19. Mjeku shkruan në një reagim në faqen e tij sociale se, gjendja e fatkeqësisë natyrore jo vetëm duhej të hiqej më parë, por as nuk duhej vendosur!

Allkja shprehet se, si mund të quhet ky “kohezion” i qeverisë; shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 24 mars, ditë me 19 të infektuar prej COVID-19, dhe e mbyll me datë 23 qershor, ditë me 52 të infektuar me COVID-19!

Reagimi i plotë

Sot ministrja e shëndetësisë shpalli mbylljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dhe shumë mirë bëri, ishte një vendim tejet i vonuar! Para tre muajsh pikërisht më 24 mars, qeveria vendosi gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ditë kur në Shqipëri nga 74 testimet e kryera, u gjetën 19 të infektuar prej COVID-19, dhe kjo qeveri e mbyll gjendjen e jashtëzakonshme me datë 23 qershor, qevria ka kryer 328 testimenga ku janë gjetur 52 të infektuar me COVID-19! Më falni ku është kohezioni, logjika, e mirëmenaxhimi këtu?!

Për opinionin tim gjendja e fatkeqësisë natyrore jo vetëm duhej të hiqej më parë, por as nuk duhej vendosur ! Shqiperia, mbarë njerëzit, komuniteti i biznesit, nuk pati asnjë përfitim prej rregjimit të gjendjes së jashtëzakoshme, përkundrazi humbi shumë !

Kujt i shërbeu terrorizimi i popullatës për muaj të tërë, duke i mbyllur forcërisht nëpër shtëpi??? U mbyllën mijëra biznese që mbaheshin nga 1-2 të punësuar e nuk përbënin asnjë rrezik për përhapjen e coronavirusit, të tilla si dyqane veshjesh, elektroshtëpiakesh, lulesh, sherbimesh bazë për popullatën dhe u lanë hapur qindra fasoneri e call center, me kolektiva prej qindra të punësuar, vetëm e vetëm se arka e qeverisë ishte e zbrazur nga konçensionet korruptive, shkurt skishte para ti paguante.

U ndaluan fermerët të ufhëtonin të mbillnin tokën! Cili vend në glob zbatoi të tilla masa represive?? Të na rrojë kontributi i komitetit teknik të ekspertëve të tredhur nga politika, një komitet që me udhëzimet e tij ju ndaloi njerzve shëtitjet nëpër parqe, lulishte, mal, bregdet etj…! Zotërinj boll e cfilitët këtë popull, besoj e kënaqët sadizmin tuaj në çdo kënd.

Artikulli paraprakKafshët kanë dalë nga kafazi, lufta mes Blushit dhe Carapulit për zaptimin e tokave në Dhërmi
Artikulli tjetërUrdhëri i Trump: 10 vite burg për këdo që vandalizon monumentet tona