Covid-19 i merr jetën inxhinierit të njohur

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e intelektualëve. Covid mësohet se i ka marrë jetën inxhinierit Armand Spathara. Ai ishte pjesë e OSHEE-së në Berat prej disa vitesh. 

Spathara ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid-2 ‘Shefqet Ndroqi’, ku ndodhej në intubim pa mundur të fitonte luftën me sëmundjen.

“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit Covid 19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Nje Inxhinier profesionist, një mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmonë i qeshur. Me një eksperiencë  prej më shumë se 20 vite në drejtorinë e OSHEE Berat,  do të kujtohet gjithmone për kontributin e dhënë  në sektorin e dispecerisë. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre. Qofsh i parajses Mandi” shkruan OSHEE.

auto pellumbbbb1607371146

 
Artikulli paraprakVeliaj nxjerr bllof Ramën: Në Tiranë 119 të vdekur nga Covid-19 më shumë se sa raporton qeveria
Artikulli tjetërKush janë “Çorapja” dhe “Malavita” që u shpallen “Fake-News” nga Parlamenti Europian