Covid-19/ Dy qëndrime të kundëtra nga Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia!

Nga Sali BERISHA

Dy qendrime te kundera

Izraeli ne karantine totale te detyrueshme te gjithe personat qe hyne ne kete shtet.
Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia ne Shqiperi bejne thirrje per vetkarantinim, pra karantinim vullnetar.

Miq, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të njohur vendimin e qeverisë që t’i vendosë në karantinë të gjithë personat që hyjnë në këtë shtet.

Ai tha se karantina 14 ditore ka nisur sot, pas konsultimeve me ministrat dhe zyrtarët e shëndetësisë.

“Ky është vendim i vështirë, por i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit publik. Shëndeti publik është para të gjithave”

Kurse ne Shqiperi Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia pasi mashtruan per dite te tera se kane bere gati qendrat per karantinen e te dyshuarve per koronavirus por se nuk i tregojne se ku i kane sepse i kishin sekret, pastaj donin te perdorin spitalin e Kavajes dhe se me vone shpallen Shtepine e Ushtrise ne Durres, ditet e fundit lane duart thjeshte duke bere thirrje per vetkarantinim duke bere te mundur keshtu perhapjen e shpejte te semundjes.

Miq, ne çdo vend te botes karantinimi eshte proces ligjerisht i detyruar dhe jo vullnetar. Kjo thirrje ne nje kohe kur pritej te vinin raste te infektuara ishte kriminale dhe i dha, dhe po i jep mundesi perhapjes kriminale me kete qendrim te epidemise se koronavirusit.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal e papergjegjshem te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise dhe ju bej thirrje qytetareve, jashte çdo paniku te respektojne me rigorozitet rregullat e mbrojtjes nga Koronavirusi! sb

Artikulli paraprakPasojat mendore nga koronavirusi, OBSH jep rekomandimet e nevojshme
Artikulli tjetër5 të dyshuar me koronavirus në Vlorë, mes tyre një fëmijë dhe një police kufiri