Covid-19/ Drejtori i policisë Berat dhunon mjekun e urgjencës

Nga Namir LAPARDHAJA

Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhunë ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve dhe që mban rreth vetes njerëz që u bëjnë presion fermerëve, vetëm pak minuta më parë ka dhunuar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji).

Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve. Nga përgjigjet që mora nga disa dëshmitar të nisjes së konfliktit, më thanë se gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij.

Në debat e sipër, Drejtori ka goditur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjenden brenda ambienteve të DVP Berat. Duhet një reagim i menjëhershëm që të mos vijojë dhuna më tej e këtij njeriu.

Ndonëse kanë kaluar 7 orë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ende nuk ka një komunikatë zyrtare lidhur me incidentin ditën e sotme, ku u përfshi titullari i kësaj drejtorie, z. Hasan Ahmetaj. Në bazë të ligjit për informimin publik, DVP Berat e ka detyrim sqarimin e opinionit publik lidhur me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakBasha: Qeveria duket se po lufton më shumë njerëzit se virusin. Kërkesë publike Ramës…
Artikulli tjetërBasha thirrje qeverisë për zbatimin e paketës së parë: Mijëra familje të varfëra nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Duhet transparence…