Courtois: Na mungon Matiç

Jemi vetëm 3 ditë larg superpërballjes së Premier League-s, mes Chelsea-t dhe Manchester United-it dhe atmosfera ka filluar të ndizet. Si fillim ishin mediat angleze që paralajmëruan shkarkimin e Contes, nëse londinezët mposhten nga skuadra e Jose Mourinhos, ndërsa tani është vetë portieri belg i bluve.
Thibaut Courtois doli kundër vendimit të klubit, për të lejuar largimin e Nemanja Matiçit në verë, drejt “Djajve të kuq”. Portieri i bluve të Londrës theksoi se, skuadra e ndjen mungesën e serbit në fushë, ndërsa ky i fundit po bën paraqitje të shkëlqyera te United-i.
“Na mungon Matiç. Ai ishte njeriu që mbante ekuilibrat e skuadrës në fushë dhe tani që kemi dy mesfushorë të dëmtuar, ia ndiejmë edhe më shumë mundesën. Për më tepër, ai po paraqitet mjaft mirë te Manchesteri dhe po ndihmon skuadrën e tij për të fituar”, tha portieri belg i Chelsea-t.

Artikulli paraprakZbarkim holandez nga Kryeprokurori e deri tek kreu i Xhandarmërisë për të “Sëmurin e Europës”
Artikulli tjetërGoretzka nuk rinovon me Schalken