Conte, trainer i Machester United?

 

Antonio Conte është bërë njëri nga favoritët për ta zëvendësuar Jose Mourinhons si menaxher në Manchester United
Ish trajneri i Chelsea, i cili u shkarkua këtë verë për ti lënë vend Maurizio Sarrit, mund të vazhdojë prapë karrierën në Premier ligë
Fillimi i dobët i Manchester United është dominuar me tensione për Mourinhon, sidomos pas përleshjeve të tij me Paul Pogban.
Sipas raporteve të fundit në Angli, hierarkia e klubit mund ta shkarkoi Moun përndryshe mund të rrezikojnë ta humbin francezin.
Zinedine Zidane mbetet favorit për ta zëvendësuar atë në Old Trafford, por bastoret mendojnë se Conte i ka mundësitë më të mëdha që ta merr Manchesterin.
Ish trajneri i Juventusit ka punuar shumë mirë me Pogban në Torino nga viti 2012-14.
Ai pastaj fitoi Premier Ligën dhe FA Cup për dy vite me Chelsea, gjatë të cilit ai ka pasur përplasje me Mourinhon vazhdimisht nëpër media.

Artikulli paraprakHaradinaj shpërthen kundër Albin Kurtit: Eshtë një ordiner, po i ikin edhe të vetët
Artikulli tjetërKroacia, ulje drastike të taksave, në Shqipëri rriten për të paguar oligarkët e koncesioneve dhe tenderave