Ç’nevojë pati tersi që të shajë Evropën ditën e parë të vitit?!

Nga Erion DASHO

Më 1 janar Kryeministri u dha një lajm të mirë shqiptarëve, sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID.

Ndonëse teorikisht këto doza duhet të përdoren për 250 mijë shqiptarë, studimet e fundit tregojnë se pjesa më e madhe e të vaksinuarve zhvillojnë imunitet edhe pas një doze të vetme.

Kur kjo kontratë të nisë të zbatohet, qeveria do të meritojë përgëzime dhe vlerësim. 500 mijë dozat e siguruara kanë potencialin ta zgjidhin problemin e COVID në Shqipëri dhe, nëse vijnë para verës, ato do të shmangin një sezon të tretë COVID-i në dimrin 2021-22. Dhe megjithatë, të bën përshtypje një fakt i çuditshëm!

Lajmi i ardhjes së vaksinës, u shoqërua me anatemimin krejtësisht të panevojshëm të Bashkimit Europian!!!

Njëlloj si tersi i famshëm i gojëdhënës të cilin nuk e linte ligësia rehat pa e thënë një fjalë të keqe!

Në vend që të gëzohen për vaksinën, shqiptarët sot vrasin mendjen: Ç’nevojë pati tersi, të shajë Evropën, ditën e parë të vitit?!

 

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë: Ardi Veliu kontrollon trafikun e drogës me Greqinë! Ja kush qëndron pas tij
Artikulli tjetërUro që të mos përballemi Taulant!…