Çmimet e prodhimit në Eurozonë rriten sipër pritshmërive

Çmimet e prodhimit në Eurozonë u rritën sipër pritshmërive në muajin dhjetor kryesisht prej energjisë më të shtrenjtë, megjithatë, duke e përjashtuar këtë komponent të luhatshëm, rritja ishte modeste. Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, tregoi se çmimet prodhimit u rritën me 0.7% në dhjetor, nga muaji i kaluar, dhe me 1.6% me bazë vjetore. Të dhënat vjetore për dhjetorin treguan normën më të lartë në 4 vite. Projeksionet qëndronin për një rritje me 0.4 dhe 1.3% në mënyrë respektive. Nxitësi kryesor për rritjen ishin çmimet e energjisë, që u rritën me 2.1% me bazë mujore dhe 3.9% nga dhjetori 2015. Pa komponentin e energjisë, çmimet u rritën me 0.3% nga muaji nëntor dhe me 0.9% nga viti i kaluar. Çmimet më të larta të energjisë kanë rritur edhe çmimet e konsumit në Eurozonë në muajin janar, ku Eurostat deklaroi se inflacioni arriti 1.8% për muajin janar. Banka Qendrore Europiane, që ka injektuar sasi gjigante të parasë në ekonomi për të nxitur inflacionin, ka bërë të ditur se nuk do të ndalojë programin e blerjes në treg të hapur deri sa inflacioni bazë të fillojë rritjen e qëndrueshme. Ndërsa treguesi që përfshin çmimet e energjisë arriti 1.8% për janarin, inflacioni bazë u rrit me vetëm 0.9%.

Artikulli paraprakNis revolta popullore në Rumani, populli del në shesh
Artikulli tjetërKosova me prefiksin +383, operatorët kursejnë miliona euro