Çmimet e importit rriten në krahasim me fundin e vitit

Indeksi i çmimeve të importit u rrit me 0,2%, në krahasim me tremujorin e parë 2016 dhe u ul me 0,3% në krahasim me tremujorin e katërt 2016, raportoi INSTAT.
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të importit, në tremujorin e parë 2017 është 0,2%. Krahasuar me tremujorin e parë 2016, indeksi i çmimeve të importit në aktivitetet e industrisë nxjerrëse ka shënuar ulje me 6,8%, ndërsa në aktivitetet e industrisë përpunuese, ka shënuar rritje me 0,4%.
Në tremujorin e parë 2017 ndryshimi tremujor i indeksit është -0,3%. Çmimet e importit në seksionin “industria nxjerrëse” nuk pësuan ndryshime të dukshme, ndërsa çmimet e importit në seksionin e “industrisë përpunuese” pësuan rënie me 0,2%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në këtë seksion vlen të përmendet ulja e çmimeve të importit të produkteve në aktivitetin “prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 4,2% dhe “prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku” me 3,1%.

Artikulli paraprakLinjat urbane në protestë, korrupsioni po dëmton ekonomikisht familjet
Artikulli tjetërShqipëria, një “labirint” fiskal