Çmenduria në Krujë, kërkohet të rrafshohet një lagje 500-vjeçare

Banorët e lagjes së vjeter Subashi ne qytetin e Krujes ne diten e sotme protestuan para bashkisë, në kundërshtim të projektit të rindertimit. Ata e kanë konsideruar absurditet të demtojnë një lagje të tërë dhe me tradita 500 vjeçare.

Nëse do shemben banesat do zhduket dhe historia – kanë thënë banorët. Banorët kanë mësuar projektin e rindërtitmit të Krujës, por kjo qeveria që ka krijuar këtë projekt tregon se kërkon të dëmtojë tërë strategjine historike të Krujës, ndërsa ata thone se banesat e tyre nuk kanë pësuar asnjë demtim.

“Është bërë me dije dhe media. I gjithë qëllimi është që të zgjidhet problemi jonë. Ka përfshirë pellgun tonë të shtëpiave tonë që janë të vjetra. Kjo nuk është komunikuar me banorët. Lagja e Subashave është një lagje 500 vjeçaere dhe ka shtëpia 150 vjeçare. Nëse nuk hiqet projekti ne do të ndjekim të gjitha rrugët.”- u shprhehën banorët.

Artikulli paraprakKonfirmohet, Johnson refuzoi “pompistat” e Ramës
Artikulli tjetërProdhuesit-Bashës: Po rrënohemi, asnjë ndihmë