Çmendet Rama: “Rrugën e Kombit e bëra unë”!

Në euforinë e fjalimit para socialistëve në Asamblenë e PS, Edi Rama mori autorësinë e Rrugës së Kombit që lidhi Kosovën me Shqipërinë. Projekti i realizuar në kohën e qeverisjes së PD-së tha Rama ishte skandaloz, me kontrata skandaloze dhe kushte skandaloze.

“Kush e bëri Rrugën e Kombit? Ça rruge kanë bërë ata? Rrugën e bëmë ne”, u shpreh Rama, kryeministri shqiptar që më shumë se për çdo gjë tjetër në lidhje me këtë projekt, do të mbahet mend për taksën që i vendosi shqiptarëve në të dy anët e kufirit për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Artikulli paraprakBasha: 100 milionë euro subvencione vjetore direkte për fermerët
Artikulli tjetërTjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri