City shkëlqen, por kjo nuk mjafton për rinovimin me Guardiolën

Manchester City duket se e ka ‘përqafuar’ më së miri filozofinë e lojës së Guardiolës dhe po e tregon këtë në fushë. 9 fitore dhe 1 barazim në 10 javët e para të Premiere League-s, 35 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar, janë shifrat në këtë fillim sezoni, që bëhen edhe më të frikshme nëse shton edhe 3 fitoret në Champions League, në po kaq ndeshje.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit anglez duket se ende nuk janë bindur që t’i ofrojnë rinovimin trajnerit katalanas. Kontrata e Guardiolës me City-n skadon në verën e 2019-ës, dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të presin përfundimin e sezonit, për të diskutuar çështjen e rinovimit me trajnerin e tyre. Mesa duket, e ardhmja e Guardiolës do të përcaktohet vetëm nga trofetë e fituar dhe aspak nga loja e mirë dhe spektakli.

Artikulli paraprakFrance Football: Gabriel Jésus dhe 11“përbindëshat” e rinj të futbollit
Artikulli tjetërPjaniç: Ne e dimë se si mundet Barcelona