Christensen do të kthehet te Chelsea

Borussia Monchengladbach konfirmoi se mbrojtësi Andreas Christensen, do të rikthehet te Chelsea sezonin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur drejtori sportiv, Max Eberl, i cili zbuloi se Christensen dhe Mahmoud Dahoud, që firmosi me Borussia Dortmund, janë dy lojtarët që skuadra duhet të zëvendësojë gjatë merkatos së verës. 20-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira me fanellën e Monchengladbach, gjatë huazimit të tij 2-vjeçar dhe në sezonin 2015-2016 u shpall lojari i vitit i skuadrës, përpara Granit Xhakës.

Artikulli paraprakKhedira, te Juve deri në fund të kontratës
Artikulli tjetërStrakosha, titullar në javën vendimtare