Çfarë pritet të ndodhë? Qeveria nuk ka më para në buxhet!

Një pjesë e institucioneve publike janë udhëzuar nga qeveria që të pezullojnë tenderat e mëdhenj dhe të shlyejnë detyrimet e prapambetura për shkak se buxheti nuk ka më para. Kështu që pas datës 15 tetor institucionet publike e kanë pasur të ndaluar të hapin tendera me vlerë më të lartë se sa 12 milionë lekë, raporton TCh.

Por këtë vit ndryshe nga herët e tjera institucionet janë udhëzuar të pezullojnë edhe disa tendera të mëdhenj që janë hapur para datës 15 tetor. Sipas të dhënave të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, rezulton se janë pezulluar një sërë tenderash me vlerë të madhe, veçanërisht ato të prokuruara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, agjencia e blerjeve të përqendruara si dhe kompanitë publike të sektorit energjetik.

Më konkretisht Fondi Shqiptar i zhvillimit ka pezulluar tenderin për përmirësimin e infrastrukturës në Qerret me vlerë 1 milionë euro dhe atë të ndërtimit të rrugës së re përgjatë lumit Osum në Berat me vlerë 1.3 milionë euro. Të dy këto tendera janë çelur përpara datës 14 tetor, por janë pezulluar.

Ndërkohë agjencia e blerjeve të përqendruara ka pezulluar thuajse të gjitha tenderat e zhvilluara gjatë muajit tetor, kurse operatori i sistemit të transmetimit pezulloi blerjen e transformatorit të ri për nënstacionin Tirana 2 me fond limit rreth 2.5 milionë euro.

Paralelisht përmes një udhëzimi agjencia e prokurimeve publike ka urdhëruar të gjitha institucionet që të mos çelin më asnjë procedurë të re prokurimi me vlerë të madhe deri në fund të vitit, sipas vendimit të qeverisë të vitit 2016.

Buxheti i shtetit po përballet me një situatë të shtrënguar financiare, e cila ka nisur të imponojë pezullimin e një pjese të investimeve publike që ishin parashikuar për këtë vit.

Kët alarm e ngriti 10 ditë më parë edhe Drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, I cili në një prononcim për media ku paralajmërur gjendjen e rëndë të financave publike.

Sipas tij ka një “dokumenti konfidencial në tavolinën e Ramës ku shpjegohet se Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave, nga tatimet e doganat dhe do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak të ardhura.

Gjithashtu Teliti paralajmëroi, se Rama shumë shpejt do miratojë një akt normativ që fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave, heq shpërblimet për pensionistët dhe ul ndjeshëm investimet.

Artikulli paraprakKush ishte numri 2 i organizatës që u eleminua bashkë me Al-Bagdatin
Artikulli tjetërNë pranga djali i socialistit të Ramës, ja me çfarë u kap…