Çfarë po ndodh me drejtorët e Ramës? Vetëm pak ditë në detyrë, jep dorëheqjen drejtuesja e Hipotekës në Vlorë

Ditën e sotme mësohet se kanë dhënë doreheqjen drejtoresha Elona Hodaj dhe zv drejtori Krenar Xhemali.

Pas skandalit në hipotekën e Vlorës, në muajin shtator u shkarkua drejtori dhe zv/drejtori.Pas këtyre largimeve u emëruan drejtori i ri dhe zv/drejtori. Por ende pa mbushur muajin në krye të hipotekës në Vlorë, të dy të emëruarit kanë dhënë dorëheqjen.

Elona Hodaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtores pas emërimit në datën 19 shtator.

Largimin e saj e ka pasuar edhe zv/drejtori Krenar Xhemali. Këto janë dorëheqjet e treta në këtë drejtori dhe duket se askush nuk do të punojë më me qeverisjen e Edi Ramës.

Dyshimet janë se dorëheqja ka lidhje me “dosjen e Jalës”. Nën hetim javë vënë 23 punonjës të Kadastrës së Vlorës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Elona Hodaj, ish-kandidate për deputete dhe ish-kryetare e degës së FRESSH-it në Vlorë, u emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës muajin e kaluar.

Artikulli paraprakPlas ‘bomba’ në PS për drejtorët e Shkodrës, Rama detyrohet të braktisë mbledhjen
Artikulli tjetërKoha për ndryshimin e madh është afër!