Çfarë po ndodh? Basha jep detajet: Bandat e Tahirit dhe Gjushit u përplasën me bandën e Xhafajt

Kreu i opozitës deklaroi sot nga emisioni ‘Zonë e Lirë’ se largimi i Fatmir Xhafajt erdhi pas përplasjes me bandën e Vangjush Dakos.
Ai tha se Xhafaj ra pas përplasjes së bandave politike me njëra-tjetër.
Në thelb kjo është përplasje bandash politike. Në një krah bandat e Tahirit dhe Gjushit u përplasën me bandën e Xhafajt. Kjo ishte përplasje bandash për pushtet. Rama mbrojti Dakon. Sot kemi një kryebashkiak siç është Dako që është kapur nga përgjimet duke bashkëpunuar me bandat dhe akoma është i lirë. Të gjithë e dinë se çfarë bën dako në Durrës, ai është shumë i rëndësishëm për Dakon. Përpjekja për të mbrojtur Dakon e ka çuar të kërcënojë Xhafën me një tjetër dosje.
“Është përplasje klanesh politikë dhe bandash. Siç përfshihet Tahiri dhe Dako. Ata janë përplasur për pushtet dhe kontroll. Xhafaj është brenda një klani. Pas këtyre klaneve qëndrojnë bandat. Qëndrimi i Ramës është qëndrimi i një njeriu që mundohet të kufizojë dëmet”, -tha Basha.

Kur i hapet dosja Sandër Lleshit? Ja ç’thotë Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga gazetari Arian Çani në emisionin ”Zonë e Lirë” për propozimin e ri të Ramës për ministër i Brendshëm.
-Ishte Saimir Tahiri në fillim, që hapi krahun, pastaj Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen pas një sherri me Edi Ramën, pastaj vjen ky…
PD nuk është autoriteti i dosjeve, ky personazh prej 5 vitesh është këshilltar i Ramës për sigurinë. Kaq dihet, nuk ka rëndësi gjërat e tjera. Por patëm prova për lidhjet e drogës të Saimir Tahirit. Letrat thonë bashkëpunim me Habilajt. Nuk ka shkelje në Itali, por ka në Shqipëri ama. I dyti u largua pas një tjetër skandali. E kishte vëllain trafikant. Fabrikoi një dëshmitar të rremë për të goditur opozitën. I treti nuk është figurë politike, është vartës i kryeministrit. Nuk e njoh nëse është njeri i mirë. Nuk e njoh nga afër, nuk e di a pi alkool, a pi duhan, e trajton mirë bashkëshorten. Por duhet ajo që është me interes për publikun.
-Pse nuk e dekreton Meta?
Është çështje e tij, punë mes Presidentit dhe kryeministrit. Ajo që mund të them nga ana politike është që është një vartës i kryeministrit. Një person pa personalitet politik, pa përgjegjësi politike, pa rrënjë. Ai është 100% si shkak i vullnetit të Ramës. Kaq dimë deri më sot.
-Do e keni të vështirë për t’i gjetur gjëra?
Detyra nuk është të gjejë gjëra te ministrat, por të shohë a i shërben publikut.

Artikulli paraprakMeta flet për mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm
Artikulli tjetërIsh ministri jep alarmin: Buxheti 2019, vetëm 150 lekë për pedagog dhe student