Çfarë po ndodh? Arrestohet regjisori Robert Budina pse shkoi tek Teatri Kombëtar! (Foto)

Regjisori i njohur, Robert Budina dhe arkitekti Kreshnik Merxhani janë shoqëruar në Polici nga Forcat Shqiponja, pse shkuan në oborrin para Teatrit Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat.

Budina dhe Merxhani u shoqëruan në drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi ishin dy personat që mbajtën komunikatën për mediat. Në qendër të komunikatës ishte lajmi se godina e Teatrit ishte pranuar nga Europa Nostra si një nga 7 zonat e mbrojtura në kontinent.

10 ishin personat që ishin mbledhur para Teatrit që cilët u shpërndanë menjëherë nga policia. Pavarësisht se orari kur u mbajt deklarata ishte brenda atij të lejuar, Budina dhe Merxhani u shoqëruan në polici.

safe image 1

Artikulli paraprakThirrja e fortë: Parandaloni katastrofën ekonomike
Artikulli tjetërA do ta vrasë moti i ngrohtë coronavirusin? Katër ekspertë japin shpjegimet e tyre