Çfarë lidhjesh kishte Engjëll Agaçi me shoferin e vrarë të Xhafajt?

Shkëlzen Qordja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vrarë sot në garazhin e makinave të Ministrisë së Brendshme më herët ka punuar edhe si shofer i Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë.
“Pasi Shkëlzen Qordja iku nga Engjëll Agaçi për tek Xhafaj, në vend të tij shkoi vëllai, Ermal Qordja. Ky i fundit është aktualisht shoferi i sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë”, shkruan Tpz.al.
Zyrtarisht, Prokuroria dhe Policia kanë folur për vetëvrasje të 31-vjeçarit, por ende ngjarja nuk është zbardhur plotësisht.
Burimet thonë se pista e parë e hetimeve për zbardhjen e vdekjes së shoferit të ministrit të brendshëm, është ajo e vetëvrasjes, por po hetohet edhe në pista të tjera. Gjithçka do të zbardhet pas autopsisë.
Pas gjetjes së Shkëlzen Qordjas, shoferit të Fatmir Xhafaj, të vrarë në ambientet e Gardës, nga ana e grupit hetimor, bëhet e ditur se është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë së këtij institucioni. Prokurori Albert Demirneli, ka urdhëruar sekuestrimin e serverit të kamerave të sigurisë së Gardës. Nga këqyrja e tyre do të verifikohet orari kur ka hyrë 31-vjeçari në ambientet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, apo i shoqëruar.
Ndërkohë, një nga veprimet e tjera të hetuesve që po përpiqen të zbardhin ngjarjen e rëndë, ku shoferi 31-vjeçar i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i pajetë brenda makinës në garazhin e Gardës së Republikës ka qenë pyetja e dëshmitarëve.

Artikulli paraprakPD: Tre kulla mbi Teaterin, është koha që çdo shqiptar me dinjitet të protestojë
Artikulli tjetërPD: Vrasje mafioze e shoferit të Xhafajt! Ministri po manipulon provat, të dorëhiqet!