“Çfarë ke që më sheh”, zbardhen shkaqet e një varsjeje në Durrës

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit si i përfshirë në sherrin ku mbeti i vrarë Armando Baboçi, ngjarje e ndodhur në muajin shtator të 2020.

Në pranga ka rënë Anxhelo Boçi nën akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, ai ishte i përfshirë në në sherrin masiv ku mbeti i vrarë Armando Baboçi dhe u plagosën djali i tij, Erald Gjini dhe Enrik Tatazi.

Për këtë ngjarje u arrestuan Enriko Gjini, vëllai i viktimës i cili dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht ndaj Armandos. Në pranga u vendos dhe Klodian Daci dhe Sergio Tatazi për të cilët është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Kujtojmë se sherri mes këtyre personave ka nisur në një berberhane në qytetin bregdetar ku më pas situata degjeneroi në sherr masiv me sende të forta dhe përdorimin e armëve.

Sipas Prokurorisë së Durrësit, më datë 18 shtator, në orën 17:30, Erald Gjini, djali i viktimës, ka shkuar për t’u qethur në një berberhane ku ndodhej dhe Klodjan Daci, djali i një biznesmeni të njohur në Durrës. Mësohet se Gjini ka shkuar në ambientet e brendshme të berberhanes dhe është ulur për t’u qethur, ndërkohë në karrigen ngjitur ishte ulur Klodjan Daci.

Gjatë kësaj kohe, Gjini dhe Daci kanë hedhur shikime dashakeqe kundrejt njëritjetrit dhe kjo ka mjaftuar që të ndizej konflikti mes të rinjve. Situata degradoi shumë shpejt dhe dy të rinjtë kanë dalë jashtë berberhanes për t’u konfliktuar fizikisht.

Ngjarja

Sipas Policisë, babë e bir u qëlluan pas sherrit që patën me nje grup djemsh, 5 prej te cileve u arrestuan sot, ndersa tre jane shpallur ne kerkim.

Fillimisht sherri nis mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit. Policia tha zyrtarisht se sherri mes tyre ka nisur për çështje banale. Ndërsa situata ka agravuar kur kanë nisur të përdorin sende të forta ndërmjet tyre. 39- vjeçari dhe djali i tij, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kanë tentuar të largohen nga duart e kundërshtarëve, por pa rezultat.

Njëri prej pjesëtarëve të familjes Tatosi mbante me vetë një armë zjarri, çka ka çuar në agravim të situatës, duke e nxjerrë atë dhe duke qëlluar ndaj babë e bir. Ky i fundit ka marrë një plagë në dorë, ndërsa i ati u plagos në bark, plagë që i shkaktoi edhe vdekjen. Babë e bir u dërguan menjëherë në spital, por Armando Baboçi nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që la një të vdekur dhe një të plagosur në Durrës. Ndërkohë, Policia ka bërë shoqërimin e gjashtë personave që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të pranishëm momentin kur ndodhi sherri mes dy palëve. Ata kanë treguar gjithçka kanë parë dhe më pas janë lënë të lirë.

Disa prej sendeve të forta që u përdorën gjatë sherrit janë gjetur të shpërndara në rrugët e Lagjes numër 13.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Bie në prangat e Policisë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin:

B., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDjali i deputetit të PS dhunon barbarisht të riun për bindje politike, policia nuk ndërhyn
Artikulli tjetërDështimi me negociatat, flet gazetarja nga Brukseli: BE ka gjetur parregullsi në procesin zgjedhor!