Çfare dosje do t’i hapë Kryemadhi, Ramës? Postimi: Duro deri nesër…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku paralajmëron Kryeministrin Edi Rama për diçka që do të ndodhë ditën e nesërme.

Sipas saj Kryeministri duhet të bëjë durim.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e Kryemadhit me Kryeministrin Edi Rama është e prishur prej kohësh dhe sulmet e tilla nga rrjetet sociale nuk janë më të pazakonta.

Artikulli paraprakSi të parandaloni infektimin nga pneumonia
Artikulli tjetërPaloka: Rama po e kupton se do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Është koha për ndryshim!