Çfarë donte Tahiri në shtëpinë e Orest Sotës të premten në darkë?

Pas publikimit të lajmit të arrestimit të Orest Sotës nga forcat policore të qytetit të Elbasanit, ish-ministri Saimir Tahiri ka vizituar familjen e Lefter Sotës. Në panik, Tahiri ka kërkuar të qetësojë familjarët e mikut të tij dhe t’u kërkojë që të mos flasin.

Mësohet se vizita është bërë rreth orës 21:00, por nuk dihen detaje të tjera rreth bisedave që mund të jenë bërë.

Pas takimit të zhvilluar Tahiri është ulur në ambjentet e një lokali ku është parë dhe nga qytetarë.

Kujtojmë që Orest Sota i biri i Lefter Sotës është arrestuar nga policia e Elbasanit dhe i janë gjetur  nën cilësinë e provës materiale 863 mijë e 100 euro para cash si dhe 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e një patentë e bashkëshortes së këtij të fundit.

Artikulli paraprakThasët me para dolën nga shtëpia e Saimir Tahirit
Artikulli tjetër863 mijë eurot janë të Saimir Tahirit, “Kurum” rrëzoi alibinë e Orest Sotës