Çështja e Teatrit Kombëtar mbërrin në Parlamentin Europian

Parlamenti Europian në Bruksel diskutoi mbi trashëgiminë kulturore në Europë me praninë e autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian si kreu i Parlamentit Antonio Tajani dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Pjesë e kësaj Konference të nivelit të lartë ishte edhe kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi e cila ngriti shqetësimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në fjalën e saj në Parlamentin Europian, Vokshi apeloi për ruajtjen e Teatrit Kombëtar.
‘Arsyeja kryesore pse kërkova fjalën është kjo godinë i përket qendrës së qytetit, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm Italian Xhulio Berte, e cila qenë për 80 vite Teatri Kombëtar.
Aktualisht jemi në javën e tretë të një proteste të përditshme nga artistët para Teatrit sepse qeveria ka vendosur ta shembë. Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë sepse qeveria vendosi ta prishë që ti japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta.
Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë por edhe ti kushtoni më shumë vëmendje vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për të lidhur të shkuarën me të ardhmen”, tha Vokshi.

Artikulli paraprakRaporti Botëror i 2018: Shqipëria, rruga më e zakonshme e trafikimit të kanabisit dhe heroinës
Artikulli tjetërMosnjohja e diplomave, Shoqata e infermierëve reagon ashpër: Po diskriminohemi, do ngrihemi në protestë