“Çështja e pronës do të gjejë zgjidhje në propozimet tona”/ Basha: Përsa i përket pronës, Shqipëria gjendet në Mesjetë

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të Delvinës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, mes të tjerave, u ndal edhe një herë në moszgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri.

“Shqipëria përsa i përket pronave, ndodhet në Mesjetë.” – u shpreh kreu i PD-së.

“Ditën kur Shqipëria do të zgjidh problemin e pronave, dhe qasja jonë është ta zgjidhim brenda dyvjeçarit të parë të qeverisjes tonë, është dita ku Shqipëria futet në modernitet, është dita e vërtetë ku Shqipëria bëhet si Europa.” – vijoi më tej ai.

Më poshtë, pjesë nga fjala e Bashës:

“Propozimet tona konkrete për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, po edhe të pronave. Duke e nisur nga pronat. Siç e kam thënë edhe para disa muajsh, Shqipëria sa I përketë pronave ndodhet në mesjetë. E kam thënë dhe nuk do lodhem ta përsëris, kjo është një çështje e zgjidhur para 5 shekujsh në Europë. Ne akoma nuk e kemi arritur. Për ne prona është llaç e tulla që duhet mbrojtur në radhë të parë nga shteti. Shteti i cili akoma nuk ka kthyer pronat pronarëve të ligjshëm apo refuzon të kompensoj pronarët e vërtetë. Ndaj zgjidhja e problemit të pronës duke përfshirë zgjidhjen e drejt me vlerë tregu të pronave të zaptuara të pronarëve, kthimin e pronave ku janë të lira, dhënia fund e dualizmit 7501, të gjitha këto gjejnë pasqyrim në propozimet tona që shumë shpejt do t’i shpalosim. Ditën kur Shqipëria do të zgjidh problemin e pronave, dhe qasja jonë është ta zgjidhim brenda dy vjeçarit të parë të qeverisjes tonë, është dita ku shqipëria futet në modernitet, është dita e vërtetë ku Shqipëria bëhet si Europa.”

Artikulli paraprakE VËRTETA E ELEKTRIFIKIMIT
Artikulli tjetërKasta plurale po mblidhet për luftën e madhe kundër SPAK