Celibashi i KQZ, nuk zbaton Ligjin? – nga Indrit Vokshi

Neni 29 i Kodit Zgjedhor e shkruan qartë se anëtarët e KZAZ, ndahen mes shumicës parlamentare, me opozitën parlamentare.
Në KZAZ-në e Kukësit, Celibashi i cakton 2 anëtarë LSI-së e cila ka nxjerrë 4 deputetë dhe, i cakton 1 anëtar PD-së që ka nxjerrë 59 deputetë. Shkelje e ligjit.

Si funksionon loja? Në raportin e Ramës me të tjerët, Celibashi mban krahun e Ramës. Në raportin e Berishës dhe Metës me PD-në, Celibashi shkel ligjin për Sali Berishën e për Ilir Metën, i heq komisionerin PD-së, ua jep këtyre.

Këta mund të ndahen e konfliktohen në pika të tjera. A kur vjen puna për të mbytur PD-në, janë bashkë. Kur vjen puna për të mos lejuar të ekzistojë një parti që nuk e përdhunojnë këta, janë të gjithë bashkë për ta mbytur. Nuk duan lojtarë të tjerë në lojë. I quajnë spiunë të amerikanëve. Pra këta funksionojnë si mafia.

Kur thonë atë fjalën “pengje”, dijeni se në mendje kanë “pengje të Amerikës”, dijeni se po iu thonë jeni rreshtuar me Amerikën, kundër pislliqeve tona. Por nuk e shqiptojnë fjalën Amerikë.

Artikulli paraprakZëdhënësja e PD, Karabina: Vendimi “emocional” i Komisionerit Celibashi kundër Partisë Demokratike
Artikulli tjetërBerisha, një filogrek në pleqëri!