Caktohet data për gjyqin ndaj Tahirit në Apel

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do të zhvillohet më 12 mars.

Tahiri i është drejtuar Apelit, ndërsa kërkon pafajësi pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e dënoi me 5 vite burg, por duke i zbritur 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa në fund dënimi u konvertua në 3.5 vjet shërbim prove.

Gjykata e dënoi Tahirin për shpërdorim detyre, ndërsa rrëzoi akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjykata bëri një rikualifikim të akuzave dhe e shpalli atë fajtor vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Pavarësisht këtij vendimi, Tahiri nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit të tij me burg, duke e lënë në shërbimin e provës.

Artikulli paraprakZëdhënësi i Metës sulmon ashpër Baton Haxhiun: Qen rruge i UDB-së!
Artikulli tjetërArmatimet e reja të Serbisë, Berisha: Vuçiç, kërcënim për rajonin, përgatitet për luftë