Bushati mesazh Ramës: Fund rrethit vicioz…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është në ditët e tij më të këqija në Partinë Socialiste.

Pas shkarkimit si ministër, Rama e hoqi atë edhe nga funksioni i të deleguarit të PS në Shkodër.

Pavarësisht se Bushati u shpreh pas shkarkimit se nuk ka pakënaqësi dhe do të vijojë të punojë, zërat në korridoret e PS flasin për temperaturë të lartë në marrëdhënien e tij me Ramën.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha pardje se, në krye të Shkodrës duhet energji, duke shigjetuar kështu Bushatin.

Por edhe ky i fundit, se ka lenë pa përgjigjie. Ish-ministri ka publikuar këngën e Vlashent Satës, “Me jetu”, ku thotë se kjo mendje artistike “na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!”

Artikulli paraprakNjë përgjigje ndaj çapaçulit të Ramës!
Artikulli tjetërSkandali në mes të Tiranës, qytetarëve u rrëmbehet prona me hipotekë nga Rama e Veliaj