Bushati: Jemi duke përjetuar një krizë nga padrejtësia dhe grykësia e një grupi njerëzish

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati foli me nota kritike për realitetin social, politik dhe ekonomik në vend. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Bushati vuri në dukje se pasuria në vend është përqendruar në pak duar dhe te qytetarët vihet re mungesa e shpresës.

“Është fakt që shqiptarët vijojnë e lenë vendin e tyre, s’bie dakort me kolegët e opozitës që tentojnë ta lidhin me qeverinë tonë, ka qenë një trend i pandalshme ndaj 30 viteve të fundit. Jemi duke përjetuar një krizë vlerash, që vjen nga padrejtësia, aksesi i pabarabartë për shpërndarjen e të mirave, nga mpirja që sjell mungesën e shrepsës, nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Kapitalizmi qeveritar që kemi ndërtuar këto 30 vite s’premton për të bërë një hap gjigand përpara. Na takon që sot të biem bashkë dakort dhe të përcaktojmë cilat do jenë qëllimet e kombit për 10,20,50 vitet e ardhshme. Mund të marr shembullin e Izraelit”, tha Bushati.

“Na takon ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm, ta brandojmë këtë vend, për çfarë duhet të njihemi. Është një çështje më shqetëson: përqendrimi i të ardhurave për një grusht njerëzish, më shqetëson zgjidhjet e lehta, më shqetëson që vijojmë të eksportojmë kapital njerëzor, më shqetëson që edhe pse duam të hapim bisedimet s’kemi 2, 5, 10 njerëz nga diaspora që të vijnë te ne për ta demokratizuar Shqipërinë”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.

Artikulli paraprakNderim dhe lule tek varri i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari
Artikulli tjetërPiktori mbi kale, ujqit e PS përfunduan si heronj mbi gomarë…