Buffon: Më 2018 tërhiqem, por…

Një jetë duke kyçur portën, prej më shumë se dy dekada pjesë e futbollit të madh botëror, por dhe për një si Gigi Buffon vjen një ditë kur duhet të ndalet duke lënë bosh vendin mes dy shtyllave, por jo trashëgiminë e një portieri të madh që nga dita e parë e karrierës së tij. Këtë të hënë, gardiani i të kaltërve dhe bardhezinjve konfirmoi atë që dihej prej kohësh, pas Botërorit rus do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Gjithsesi për një njeri që ka patur gjithmonë çelësin e portës nuk është e pazakontë që të paktën një herë të vetme derën të lërë paksa hapur për veten, pasi në intervistën e tij me mediat, Buffon konfirmoi se mund të vazhdojë vetëm në rast të fitimit të trofeut të madh të Champions League: “Me 99 për qind do të largohem në përfundim të Rusi 2018. Do të luaj dhe sezonin e fundit dhe më pas do të ndalem. Gjithsesi mund të vazhdoj të qëndroj vetëm nëse fitojmë Champions, pasi e tillë është marrëveshja me Agnellin, sepse duam që të fitojmë së bashku më pas dhe Superkupën e Europës dhe Botërorin”. Në fund të fundit do të ishte mëkat t’i kërkoje Buffon të largohej duke e ditur se ka ende mundësinë për të marrë dhe dy trofe të tjerë të mëdhenj, pas një karriere të gjatë të pasur me fitore dhe trofe.

Artikulli paraprakObjektivat e Juventusit
Artikulli tjetërArsenal e Chelsea në garë për Calhanoglu